Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 59 vjeç dhe Xh. B., 40 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet për motive të dobëta, kanë dëmtuar gomat e automjetit të shtetasit J. X.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.