Raporti ditor i ngjarjeve, 28 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sarandë/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kërkimet për gjetjen e 2 shtetasve të kallëzuar të humbur.Vihet në pranga një 28-vjeçar, si person i dyshuar se ka dijeni në lidhje me ngjarjen.Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arrestuar shtetasi S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.Vijojnë hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kamzë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Path”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.I kërkuari, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Path”.Si rezultat i këtij operacioni, në Zall Herr, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë.Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Krujë-Skuadra policore të pajisura me dronë, vijojnë kontrollet në zonat e pyllëzuara të rrethit të Krujës, në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.Kontrollet, me pjesëmarrjen e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës.Zbulohet një serë me rreth 520 fidanë narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin.Si rezultat i kontrolleve intensive, në të gjithë territorin e rrethit Krujë, në zbatim të planit operacional policor antikanabis, të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.Skuadrat policore, të ngritura në kuadër të këtij plani operacional, zbuluan në një territor të fshatit Brret, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën rreth 520 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë, me qëllim kultivimin e tyre.Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.Ndërkohë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës.

Velipojë, Shkodër-Vijon operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, që në fazë përgatitore.Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë, të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjecar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të operacionit policor të koduar “Njësia”, me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë lokalizuar në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe kapur shtetasin e shpallur në kërkim  Xh. B., 37 vjeç, banues në fshatin  Luarzë, Velipojë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Bulqizë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për vlerësim, pasi shtetasi, D.Ç., 59 vjeç, banues në Klos, gjatë procesit të punës në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, aksidentalisht i ka rënë një gur në shpatull i cili ka mbetur i lënduar lehtë. 59-vjeçari, pas marrjes së ndihmës të parë mjekësore është larguar për në banesë.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi I.L., 67 vjeç, banues në Bulqizë, duke qenë në gjendje të dehur është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij dhe për pasojë ka mbetur i lënduar lehtë. Pas marjes së ndihmës të parë mjekësore është larguar për në banesë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, për vepra të ndryshme penale, janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për raste të tjera-2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta dhe atyre të gjahut, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste- 1 shtetas është vënë në pranga  dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 2 raste me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën. Për raste të vjedhjeve të dyshuara të kryera më parë, janë ndaluar 2 shtetas.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dhunimi i varreve”, me 6 shtetas ne total, të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.