DVP Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prërës (thikë), dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka përndekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasit K. M. dhe Zh. M. (bashkëshortë), me qëllim që të largoheshin nga banesa e tyre, në Delvinë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me sende të forta, shtetasin K. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.