Raporti ditor i ngjarjeve, 19 prill 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia Kufitare Sarandë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.Bashkëpunuan për të transportuar me 3 automjete, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapen në flagrancë dhe arrestohen 3 shtetas.Të arrestuarve iu sekuestrohen automjetet me të cilat kryenin transportimin, dhe celularët.Ky operacion, i dyti brenda pak ditëve, i finalizuar nga Policia Kufitare e Sarandës për goditjen e ndihmës së kundërligjshme, për emigrantët.Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Border”, si rezultat i të cilit nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u arrestuan shtetasit:-Sh. Sh., 25 vjeç, H. H., 22 vjeç dhe Sh. I., 47 vjeç, të tre banues në Kosovë.Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonin kundrejt fitimit, me 3 automjete të ndryshme, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.Automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Lushnjë-Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit G. S., 42 vjeç, banues në Dimal dhe R. A., 20 vjeç, banues në Itali.42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Malësi e Madhe, Shkodër-Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti fizik ndërmjet 7 shtetasve.Vihen në pranga të 7 këta shtetas, pasi për motive të dobëta, kanosën njëri-tjetrin, si dhe duke u konfliktuar fizikisht në ambientet e një lokali, prishën qetësinë publike.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 48 vjeç, M. M., 22 vjeç, L. M., 24 vjeç, L. M., 20 vjeç, A. B., 52 vjeç, J. B., 25 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Koplik dhe në Belfast, Irlandë e Veriut, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në Koplik, dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pogradec-Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor, një rast i veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit.Arrestohen 3 shtetas të implikuar në këtë rast, njëra prej tyre, pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucion.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.Në lokalin në pronësi të shtetases Dh. Dh., 2 shtetasit e tjerë të arrestuar për këtë rast, u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Gjatë 24 orëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 110 shtetas, konkretisht: 33 janë vënë në pranga, 69 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 8 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim, si dhe me 19 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, për zbardhjen e të cilave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Policia vijon punën. Për raste të mëparshme të vjedhjeve, 1 shtetas është vënë në pranga dhe ndaj 1 shtetasi tjetër ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Gjithashtu, për një rast të mëparshëm të vjedhjes së energjisë elektrike, është ndaluar 1 shtetas.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu, janë evidentuar:

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kallëzimi i rremë”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 7 shtetas të vënë në pranga dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast në fushën e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e prostitucionit, me 3 shtetas të vënë në pranga.

Për nga 1 rast të veprës penale “Përndjekja”, të kryer më parë, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 9 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.