Policia e Shtetit – Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i akuzuar për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

I ndaluari, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive, të zhvilluar nga Drejtoria e Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK.

Shërbimet e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK-ut, në kuadër të një hetimi të thelluar, të ndjekur me metoda proaktive, kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin G. Ç. si autor të dyshuar të veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 31, të datës 11.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.