Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Durrës-Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive.Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.Sekuestrohen një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Seksionin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, finalizuan me sukses 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Last Deal” dhe “Foremost”, si rezultat i të cilëve u goditën 2 grupe kriminale që ushtronin veprimtarinë e shpërndarjes së dorgave të forta, në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:-G. M. (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;-T. M., 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;-A. H., 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.-Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:-E. C., 25 vjeç, G. K., 23 vjeç dhe K. B., 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S. B., 24 vjeç, banues në Shijak.Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës. Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;- 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;- 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;- 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.
Shkodër/Informacion paraprak-Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Qafë Prush, Has-Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari.Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari.Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në bagazh, një armë sportive dhe municion për këtë lloj arme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Kapshticë/Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L.S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 147 shtetas, konkretisht: 40 janë vënë në pranga, 95 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, me 10 shtetas të vënë në pranga dhe 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 12 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i falsifikimit të dokumenteve me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor/ë ende të paidentifikuar.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 16 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon punën Policia, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar edhe 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 4 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 20 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 27 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 11 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 17 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.