DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Rr, 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasin B. V., 38 vjeç, i cili u vu në pranga ditën e djeshme, dyshohet se kanë vjedhur materiale pune, në një kompani private.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: H. S., 24 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Mashtrimi”; D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe B. H., 41 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas janë konfliktuar për një shumë parash që shtetasi H. S. ia kishte marrë borxh shtetasit D. D., por nuk ia kishte kthyer ende. Gjatë konfliktit, shtetasi B. H. ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit H. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.