Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike
Operacioni nga seksioni për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Komisariatit Peqin.
Sekuestrohen rreth 21 kg lëndë narkotike kanabis.
Vihen në pranga 4 shtetas, dhe një tjetër shpallet në kërkim .
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Peqin, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Progër”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit.
V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.
Gjatë operacionit në një banesë të pa banuar Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në afërsi të banesës u kapën në flagrancë 4 shtetasit e lartëpërmendur të cilët do merrnin lëndën narkotike.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.