Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. N., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. K., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- E. Z., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe B. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Më datë 21.03.2023, rreth orës 00:45, dyshohet se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”. Vijon puna për kapjen e shtetasit T. Z. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.