Ekipi i qitjes i Policisë së Shtetit, garues në Kampionatin Kombëtar të Qitjes Sportive

Ekipi i qitjes i Policisë së Shtetit, garues në Kampionatin Kombëtar të Qitjes Sportive.

Në ambientet multifunksionale të Akademisë së Sigurisë, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Qitjes Sportive, kampionat i cili organizohet nga Federata Shqiptare e Qitjes Sportive.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet është edhe ekipi i qitjes i Policisë së Shtetit, i cili përfaqësohet nga 2 sportiste dhe 2 sportistë, në disiplinën e qitjes me pushkë dhe me pistoletë.

Ekipi i qitjes i Policisë së Shtetit është anëtar i Federates së Qitjes, anëtarësim ky i miratuar nga Federata Shqiptare e Qitjes Sportive.

Ky ekip përbehet nga 3 trajnerë, 5 sportiste dhe 5 sportistë.