Sarandë – Vihen në pranga 3 shtetas

Sarandë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë.

26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

– – – – –

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Ksamil, pasi gjatë kontrolit fizik nga shëbimet e policisë, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi P. Q., 41 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lëvizje duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, që ky shtetas kishte.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori për shtetasit E. V., 41 vjeç dhe S. A., 50 vjeç, banues të dy në Sarandë, pasi dyshohen se kanë hedhur disa inerte në vendin e quajtur “Kodra e Marinës”, në lagjen nr.3, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.