Policia e Shtetit/Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.
Operacioni policor i koduar “Tobacco”, i finalizuar pas një hetimi disamujor nga Sektori për Hetimin e Krinit Ekonomik në DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë, çoi në pranga 3 shtetas që kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin.
2 shtetas që u kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, u vunë në pranga nga Policia e Pogradecit, gjatë operacionit policor të koduar “Unaza”.
1 shtetas që kanosi për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij, u arrestua nga Policia e Kukësit. Gjithashtu, u sekuestrua 1 armë zjarri pushkë që ky shtetas e mbante pa leje.
Shërbimet e DVP Vlorë vunë në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe një shtetas tjetër të cilit iu gjet një sasi kanabis në banesë.
Shërbimet e Policisë Mat ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.
Shërbimet e DVP Korçë vunë në pranga autorin e një aksidenti me pasojë vdekjen dhe një shtetas tjetër që ushtroi dhunë ndaj familjarit të tij.
Gjithashtu, në Pogradec, u arrestua 15-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, mbrëmjen e djeshme.
Policia e Kurbinit shpalli në kërkim një 56-vjeçar dhe vijon puna për kapjen e tij pasi në Lagunën e Patokut plagosi me çifte gjatë një konflikti një 49- vjeçar.
Policia e Dibrës shoqëroi në Komisariat një 15 vjeçar se aksidentalisht plagosi nënën e tij me armë zjarri. Policia sekuestroi dhe armën e zjarrit kallashnikov.