Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Tobacco”

Shkodër/Vijojnë operacionet policore, me fokus garantimin e sundimit të ligjit, si dhe për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tobacco”, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.

Operacioni, nga Policia e Shkodrës, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara së fundi, si rezultat i rritjes së efektivitetit të strukturave policore, në luftën kundër krimeve.

Kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohet sasia e madhe e duhanit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;
-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.