Art & Sport – Komunitet & Polici. “Unë mundem, ju mundeni”. Lule dhe Çokollata për Kampionet 🏃🏽♀🌟👩✈🌟🏃🏽♀🏆

Tetori është muaji i cili i përkushtohet luftës kundër kancerit të gjirit, ndërsa shiriti rozë, prej vitesh një simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, zgjodhi karafilat rozë, për të inkurajuar dhe vlerësuar ekipin e “Volley Police”, për kontributin e tyre në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e grave dhe vajzave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ju me nismën që keni marrë i përshtateni më së miri mesazhit “Unë mundem, ju mundeni”.
Ky mesazh në komunitet shpërndahet nëpërmjet jush, sesi çdo njeri së bashku apo në mënyrë individuale, mund të ndihmojë në reduktimin e kancerit te gjirit.

Falënderoj dhe mbështes nismën që kanë marë 3 vajzat e Ekipit “Volley Police”, për të qenë vrapuese nē maratonën që zhvillohet sot, për sensibilizimin në kuadër të ndërgjegjësimit, ndaj luftës kundër kancerit tē gjirit.

Vlerësimi dhe integrimi i grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit, është një ndër elementët më të rëndësishëm, për një shërbim policor profesional, transparent, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës.

Promovimi i vlerave të grave dhe vajzave është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për një policim të suksesshëm dhe efektiv, por dhe për arritjen e barazisë gjinore brenda radhëve të Policisë.

Këtë që unë thashë më sipër e konfirmon më së miri dhe ngritja e këtij ekipi volejbolli me pjesëmarrjen e punonjëseve nga struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Përfshirja e Policisë me nxënësit e shkollave dhe jo vetëm, përmes ndërthurjes “Art & Sport – Komunitet & Polici” dhe aktivitetet që kryejnë, synojnë të krijojnë marrëdhënie të mira me komunitetin, të krijojnë besim dhe të rrisin bashkëpunimin mes Policisë dhe komunitetit.

Ju falënderoj për nismën që keni marrë dhe me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit i cili sot ndodhet në një vizitë zyrtare, ju përcjell mbështetjen tonë dhe ju inkurajoj për vazhdimin e mëtejshëm, me qëllim krijimin dhe forcimin e besimit se Policia dhe komuniteti së bashku mund të bëjnë vetëm gjëra te bukura.