Gjirokastër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 56”

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 56”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 56”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, u kap dhe u ndalua në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 3 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 350 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.