Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Mbante në banesë, lëndë narkotike me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.
Sekuestrohet 1.4 kg kanabis.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. Gj., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila mbahej nga 50-vjeçari, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.