Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Blinishti” sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.Autor i disa vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari që mbante në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i punës operacionale në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blinishti”.Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 32 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë.Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak.Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, rezultoi se shtetasi E. Ll. është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023.Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Pogradec-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Rinas/Kontrolle të detajuara nga Policia Kufitare, për parandalimin e kalimit të kufirit, me dokumente false.Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë të falsifikuar, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 24-vjeçari (shtetas turk).Shpallet në kërkim një shtetas tjetër që tentoi të ndihmonte 24-vjeçarin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e pajisur atë me pasaportë false dhe biletë udhëtimi.Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin turk U. Y.Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, këtij shtetasi i është gjetur një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.Nga veprimet hetimore dyshohet se biletën që iu gjet shtetasit U. Y., e kishte marrë te njësia e check-in-it, shtetasi A. L., me qëllim për ta ndihmuar shtetasin U. Y., që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. Y., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç.Vijon puna për kapjen e shtetasit A. L. dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
DVP Elbasan-Finalizohet pas një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Cubic”, për goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve.U kapën në flagrancë duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.Vihet në pranga dhe një inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për shpërdorim detyre, pasi e kishte prerë këtë lëndë drusore, në zonën që kishte në përgjegjësi.Sekuestrohen automjeti dhe lënda drusore.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një hetimi 3-mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për goditjen e një rasti të prerjes së paligjshme të druve dekorativë dhe frutorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cubic”, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtij rasti.Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit: I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”; R. B., 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Bregu i golit”, në fshatin Stranik, Prrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip “Iveco”, 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi.Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore.Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasojat”.Transportonte emigrantë nga vendet e Lindjes, për të kaluar drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.Në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, automjeti që drejtonte i arrestuari, përplasi 4 automjete të tjera.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt përfitimeve monetare, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasojat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:- B. P., 35 vjeç, banues në Mamurras.Në aksin rrugor “Plepa – Durrës”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues 35-vjeçarin, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. Menjëherë, shërbimet kanë organizuar punën dhe kanë bërë ndalimin e shtetasit B. P., në automjetin e të cilit, u panë 8 emigrantë nga vendet e Lindjes, të cilët po transportoheshin, kundrejt parave, me qëllim kalimin ilegal, drejt vendeve të BE-së.Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, automjeti që drejtonte shtetasi B. P., u përplas me 4 automjete të tjera, me pasojë, vetëm dëme materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 68 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste-5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 5 raste-3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste-2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 13 raste- 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve kompjuterike, për zbardhjen e të cilave vijojnë punën strukturat qendrore të Policisë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, për zbardhjen e të cilave, Policia vijon punën. 3 shtetas janë vënë në pranga, për vjedhje të ndodhura më parë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas ësshtë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të vënë në pranga; “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe “Fyerja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 10 shtetas është vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.