Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Last game 3”.
Goditet 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen 3 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last game 3”.
Si rezultat i këtij operacioni, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilën u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 51 vjeç, G. D., 25 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në Rrugën e Dafinave, në administrim nga shtetasi Sh. H., duke organizuar lojëra fati nëpërmjet aparateve celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.