DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lire 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 41 vjeç, banues në Orikum, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në ambientet e biznesit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset D. Ç. dhe V. Sh., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bizneset e tyre përkatëse, në qytetin e Sarandës, këto 2 shtetase nuk kishin lëshuar kupon tatimor për produktet që shitnin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.