Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në bulevardin “Republika”, në Korçë, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin tip “BMW”, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 34-vjeçare.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, e ka goditur atë me grushte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas në fshatin Gjonomadh, Korçë, gjatë një konflikti me një shtetas tjetër, dyshohet se e ka goditur atë me grushte dhe i ka dëmtuar automjetin.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas në fshatin Bulgarec, dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetas.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. F., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas në lagjen nr. 3, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta, një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 28 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Dhuna në familje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Më datë 09.12.2022, rreth orës 18:00, në fshatin Goskovë, Korçë, ka rënë zjarr në hangarin në pronësi të shtetases A. Sh., 34 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, në një shtyllë, e cila ndodhej në afërsi të hangarit.
Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.