Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 28 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 59 vjeç, banues në Gramsh, pasi u konstatua nga shërbimet duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në biznesin e tij (lavazh).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.