Port Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”

Shërbimet e Policisë Kufitare, kontrolle intensive, 24/7, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Gjatë 24 orëve, evidentohen dhe goditen 3 raste të paligjshmërive në kufi.

✅ Fshehu në serbatorin e automjetit që drejtonte, qindra paketa me cigare, të kontrabanduara, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

✅ Tentoi të kalonte në PKK Port Durrës, me automjet të vjedhur në Itali, arrestohet 45-vjeçari.

✅ Në hetim një 42-vjeçar, i cili tentoi të kalonte kufirin me shuma parash të valutave të ndryshme, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, vijojnë kontrollet 24/7, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Në kuadër të kontrolleve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Seria”, u goditën 3 raste të këtyre paligjshmërive dhe:

  • u arrestua shtetasi A. J., 44 vjeç, banues në Maqedoni, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara;
  • u arrestua shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare me pajisjet bashkëkohore dedektuese, u konstatua se po tentonte të hynte në Shqipëri, me një automjet që rezulton i vjedhur në Itali;
  • u referuan materialet, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e PKK Port Durrës, në tragetin e linjës nga Italia, me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan 8870 paund, 410 euro dhe 50 000 lekë të rinj, të padeklaruara sipas normave ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️