Kukës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Drini i Zi”

Operacioni, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar që u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Kukës, në vijim të punës 24/7, në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drini i Zi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

33-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjet, kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️