Raporti ditor, 12 nëntor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

DVP Elbasan / Sekuestrohen 33.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.Finalizohet, pas një hetimi intensiv proaktiv, operacioni policor i koduar “Presentation”.Mbanin në automjet dhe në banesë, sasinë prej 33.5 kg lëndë narkotike kanabis, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).Të arrestuarve iu sekuestruan edhe një pjesë arme zjarri, automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike dhe aparatet celulare.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”.Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkodër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Vespa”, i zhvilluar nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.Goditet një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kanabis dhe drogave të tjera të forta.Vihen në pranga 4 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.Sekuestrohen gjithashtu, edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirorganizuar, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Vespa”.Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:-M. K., 48 vjeç, A. C., 49 vjeç, U. H., 33 vjeç dhe L. K., 16 vjeç, të katërt banues në Shkodër.Si rezultat i hetimeve proaktive, të kryer në kuadër të një procedimi penal, ka rezultuar se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.Gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Gjithashtu, shtetasit M. K., i cili nga hetimet rezultoi se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal, iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Krujë/Vijon kontrolli i ambienteve ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, me anë të llambave.Finalizohet operacioni policor i koduar “Vijimi”.Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.Vihet në pranga shtetasi që i kishte në ruajtje ambientet (vëllai i pronarit të ambienteve).Sekuestrohen fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 110 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 34 janë arrestuar, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar, 1 rast rezulton me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e armëmbajtjes pa leje, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 14 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Është goditur një rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, me 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; një sërë rastesh të veprimtarive kriminale nëpërmjet call-center-ave, me 4 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të shpallur në kërkim dhe 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 17 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Fyerja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 rast i veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.