Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues automjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 42 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar dhe 2 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1362 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 232 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 33 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 93 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 439 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 171 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 3 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 4 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe
• 387 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.