Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 26 shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , pas një pune intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht Tiranë, ku u plagos në dorë me armë zjarri shtetasi D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Fier – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar M(Dh).R., 44 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Tiranë – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “HOSTAGE”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, telefona celularë dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në pranga 41-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të voga, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas u shiste personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në qytetin e Tiranës, lëndë narkotike droga të forta, kryesisht kokainë, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës. Mbi bazën e këtyre infromacioneve dhe pas një pune intensive, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “HOSTAGE”, si rezualtat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë). Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

 

Pogradec – Finalizohet operacioni policor i koduar “Memëlishti”. Transportonte 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaritit të Policisë Pogradec dhe Sektorit të Policisë Rrugore në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se një shtetas po transportonte shtetas të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve Europiane, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Memëlishti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipëm u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, 24 shtetas të huaj. Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Kurbin – Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 22 vjeç, banues në Fushë – Gjormë, Kurbin. Gjatë kontrollit të tij, kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç, Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 25.09.2019, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., pasi ka vjedhur me thyerje lokale dhe biznese në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 59 janë arrestuar, 5 janë ndalur dhe 59 po procedohen në gjendje të lirë.

 

Janë ndalur 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

 

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, në të gjithë territorin, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër dhe 2 në Dibër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, në Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 raste të dhunës në familje, në qarkun Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lire dhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Lezhë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 5  në Tiranë dhe 2 në Vlorë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.