Kontrollet, edhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.
Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre gjithashtu dhe mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.
Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 6 raste të tjera.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 521 drejtues mjetesh📝
Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 244 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.
11 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Janë vendosur 74 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 50 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 139 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘