Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 57 vjeç, banues në fshatin Qaf-Shkalë, Belsh, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një motoçikletë, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përndjekja”, për shtetasin G. Sh., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka përndjekur një 29-vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.