Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë/Informacion paraprak-Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Gjirokastër / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Gjirokastër.Qarkullonte me doza kokaine në automjet, të gatshme për shpërndarje, vihet në pranga 29-vjeçari.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Gjirokastër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Doses”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë, në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shpërndarje, si dhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë / Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Finalizohet operacioni policor i koduar “Cheater”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju bëjmë me dije se:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. O. (P)., 49 vjeç. Si rezultat i kontrollit në banesën e të kërkuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. O.(P).Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Shkodër / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve të narkotike.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Muzgu”.Evidentohen përmes dronit, duke kultivuar bimë narkotike në zonë të pyllëzuar, vihet në pranga 25-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Sekuestrohen dhe asgjësohen me anë të djegies 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:-A. N. 25 vjeç , banues në fshatin Gramsh, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Gjithashtu, u bë identifikimi si dhe shpallja në kërkim e shtetasit M. L. , 25 vjeç, banues në fshatin Suka, Dajç, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i cili duke përfituar nga errësira dhe terreni i pyllëzuar, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e tij.Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Muzgu”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Dajç, Shkodër, 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kurbin / Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një 53-vjeçar, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.
Elbasan/Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. K., 33 vjeç dhe U. K., 32 vjeç (vëllezër), si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi kallëzon një 27-vjeçare se këta 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2015, kanë mundësuar trafikimin e saj jashtë shtetit, për ushtrim të prostitucionit. Vijojnë verifikimet në kuadër të këtij kallëzimi, si dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit R. B.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 88 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 18 janë arrestuar, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre mbetur në tentativë, me autorë ende të paidentifikuar dhe në kërkim, në drejtim te të cilëve vijon puna intensive nga ana e strukturave të, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre mbetur në tentativë, me autorë ende të paidentifikuar dhe në kërkim, në drejtim te të cilëve vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të ndaluar.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar , ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, njëri prej të cilëve me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar gjithashtu:
-1 rast i veprave penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, “Kallëzimi i rremë”, me 1 shtetas të arrestuar, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar.
-4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetërot”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe
-2 raste të veprave penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, si dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.