Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮♂️🇦🇱