DVP Vlorë – Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta, shtetasit Dh. V., 27 vjeç dhe M. B., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe iu ka dëmtuar 2 automjete të parkuara në servisin e këtyre 2 shtetasve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 41 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. H., 44 vjeç dhe A. T., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.