#ShqipëriSolidare 🤝
Policia e Tiranës i ka dorëzuar qendrës sociale në Bashkinë Vorë një pjesë të ndihmave të grumbulluara nga punonjësit e Policisë, për të prekurit nga tërmeti, pasi pjesa tjetër i është dorëzuar më herët qendrës sociale “Të Qëndrojmë së Bashku”.
Zv/Drejtori i DVP Tiranë, Dhimitraq Ziu, së bashku me Prefekten e Qarkut znj. Suzana Jahollari, i kanë dorëzuar pjesën tjetër të ndihmave qendrës sociale në bashkinë Vorë, për t’ua shpërndarë banorëve të prekur nga tërmeti.
Dhimitraq Ziu u shpreh:
“Ne vazhdojmë pareshtur në ndihmë të komunitetit, ne jemi një Polici ligjore që prodhojmë siguri për qytetarët, por në themelin e ligjit dhe të shpirtit të Policisë është humanizmi, gjë që ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë. Dhe sot ne për komunitetin e Vorës, për gjithë familjet në nevojë, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur të japin disa ndihma dhe këto ja japim Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Vorë, që ta kalojnë pranë njerëzve në nevojë”.