DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas ditën e djeshme, në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “BMË”, ka përplasur automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin S. K., 46 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll. Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjerja e automjetit tip “Skoda”, shtetasja K. H., 41 vjeçe, banuese në Gramsh, e cila pas mjekimit të marrë në spital, është larguar për në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.