Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. D., 47 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 12.05.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Elbasan.
—
Më datë 18.08.2022, rreth orës 01:20, në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mazda 2”, në pronësi të shtetases T. B., 60 vjeçe, banuese në Korçë. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik të automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.