Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K. P., 19 vjeç, banues në fshatin Veliternë, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit trupor të ushtruar në lagjen nr. 1, në Pogradec dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 gr lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Pogardec për veprime të mëtejshme.