DVP Gjirokastër – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale

U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të lagjes “Zinxhira”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin A. G., 67 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, pasi në hyrje të fshatit Luzat ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barëra.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱