DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 38 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Dhërmi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bën shpalljen në kërkim të shtetasit K. J., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me kunatën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 28 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 15.08.2022, shtetasi A. K., 64 vjeç, ka kallëzuar se, më datë 12.08.2022, i është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasin R. K., 57 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱