DVP Korçë – Procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e shërbimit pyjor, në aksin rrugor Voskopojë-Vithkuq, me mjetin tip “Benz” të ngarkuar me dru zjarri, sasi për të cilën dyshohej të ishte pa dokumentacionin përkatës dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit dhe është larguar së bashku me mjetin. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit B. P. dhe dokumentimin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ll. G., 56 vjeç, banues në fshatin Nicë, Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në këtë fshat, ka ndezur një zjarr, i cili nga pakujdesia i ka dalë nga kontrolli. Për pasojë janë djegur 2.4 hektarë tokë me bimësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. I., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshatin Sinicë, Devoll, në banesën e shtetasit F. I., u konstatuan duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.