Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 25 shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Vjedhja”, shtetasin M. R., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Ngacmim seksual”). Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe dy biçikleta të dyshuara të vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”, shtetasin L. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje). Në rrugën “Vëllezërit Hobo” ky shtetas ka tentuar të vjedhë një banesë. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin B. M., 20 vjeç. Në afërsi të Zogut të Zi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimi “Shqiponja”, atij i janë gjetur në xhep një leje drejtimi shqiptare dhe një leje qëndrimi greke të dyshuara të falsifikuara, si dhe disa fotografi dhe një sasi eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në datë 24.09.2019 gjatë orëve të mbrëmjes, në Tiranë, dyshohet se 2 persona të paidentifikuar kanë vjedhur nën kërcënim një mjet dhe sendet personale të 2 shtetasve, që ndodheshin në të. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Kavajë, Informacion paraprak – Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë. Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit. Rreth orës 11:10, në Kavajë, në lagjen nr. 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T., 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F. B., 31 vjeç, nga Kavaja, po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë – Ndalimet dhe kufizimet gjatë qarkullimit në autostrada dhe rrugët interurbane kryesore, në fokusin e patrullimeve të rrugorëve në kryeqytet. Jo në pak raste, sjellja e drejtuesve të mjeteve në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore është bërë shkak për aksidente rrugore të rënda, pasi shumica e drejtuesve të mjeteve nuk sinjalizojnë manovrat e ndërrimit të korsisë apo qarkullojnë në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë pa arsye, duke krijuar radhë trafiku dhe duke u bërë burim i shtuar për aksidente rrugore. Me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës me rregullat dhe normat e sjelljes gjatë qarkullimit në autostrada dhe rrugët interurbane kryesore, si dhe parandalimin e aksidenteve, rrugorët e kryeqytetit kanë filluar monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, ku vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh.

Krujë – Policia zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë, në Nikël, ku një biznesi iu vendos lëndë eksplozive. Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës. Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit parukieri të shtetases R. Sh., iu vendos lëndë plasëse. Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme, shtetasin B. Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 28 vjeç, banues në Nikël. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:5 fitila zjarrpërcjellës dhe5 kapsolla detonatore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë!

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kontribuon me ndihma në ushqime dhe batanije për të prekurit nga tërmeti. Ndihmat do t’u shpërndahen banorëve të rrethit Durrës ditën e sotme.

Berat – Finalizohet operacioni i koduar “Gjerbës”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Ndalohen 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe pas një hetimi dymujor të bërë nga ana e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua operacioni “Gjerbës”, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan 5 persona, konkretisht P. R., 53 vjeç, banues në Berat, G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër, A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër dhe L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër dhe L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër. Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 45 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 12 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Lezhë dhe 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 2 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në qarkun Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 2 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 45 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 12 po procedohen në gjendje të lirë.