Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 26 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Porche” që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik si ai i punonjësve të Policisë dhe një thikë.
Po nga këto struktura u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasit:
-S. P., 73 vjeç dhe R. B., 58 vjeçe, banuese në Fier(vëlla e motër), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit S. P.
-Sh. K., 46 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijës së mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin Xh. Xh., 21 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së dy biçikletave të shtetasve Z. S. dhe Q. T., ndodhur në datë 27.07.2022 dhe 01.08.2022.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.