Berat/Ndezi zjarr në tokën e tij, si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë frutore dhe ullinj, vihet në pranga 62-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, ndaluan shtetasin S. Xh., 62 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasve I. D. dhe Xh. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.