Punonjësit e Policisë Rrugore Tiranë dhurojnë gjak për një 22-vjeçar të dëmtuar në një aksident

Policia e Shtetit

“Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”

“Punonjësit e Policisë pranë jush, për të parandaluar; punonjësit e Policisë pranë jush, për të shëruar.”

Si reagim solidar ndaj një apeli për të dhuruar gjak, të shpërndarë në rrjetet sociale, nga familjarët të riut Franko Mancellari, 22 vjeç, i cili u aksidentua me motoçikletë, më datë 29.07.2022, në Gjirokastër, një grup i punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë janë organizuar me iniciativën e tyre, dhe kanë shkuar gjatë mesditës së sotme, në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të dhuruar gjak.

Iniciativa sensibilizuese e punonjësve të Komisariatit të Policisë Rrugore synon të përcjellë mesazhin se mbërritja i sigurtë në destinacion duhet të jetë prioriteti i çdo udhëtimi që bëni.

Punonjësit e Policisë Rrugore gjenden pranë qytetarëve, jo vetëm për të ndëshkuar, në rastet e moszbatimit të rregullave të qarkullimit, por edhe për të ofruar gatishmëri dhe solidaritet në ato raste kur ngjarjet rrugore kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre. Përmes këtij akti human, Policia Rrugore fton sërish të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Së bashku për të mbrojtur jetën! #PoliciaeShtetitpranëjush👮🏻👮‍♂️🤝👩🏻👨 #DhurogjakShpëtojetë 🩸 #ParandaloShëro✅🚘