Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër , referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin S.L., 55 vjeç, banues në Maqellarë .
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Fushë e Vogël, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që të mos ndezin zjarre, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.