Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. Zh., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ka aksidentuar një 15-vjeçar, banues në Roskovec.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit. Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
—–
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:50, në fshatin Çermë Shkumbin, Divjakë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. L., 75 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale.