Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas

Vodhi sende personale dhe një sasi parash, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Uji i Ftohtë “, Vlorë, një shtetas po vidhte në një automjet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kanë kapur autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet personale dhe shumë e parave që dyshohet se vodhi ky shtetas, në automjet.
– – –
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, ka aksidentuar shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje;

– E. Sh., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.