Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Operacion policor i koduar “Liqeni”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjes së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjes e arrestimit të autorëve. Zbardhen gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës. Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim. Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat, i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve. Komisariati i Policisë Nr. 1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjes së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjes e arrestimit të autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje). Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre. Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike, të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht: Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.; Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze; Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin; Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë; Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore; Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat, i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 17 janë arrestuar në flagrancë, 9 janë ndalur dhe 71 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Dibër dhe 2 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, 1 në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Lezhë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 11 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 6 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Berat, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.