DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. R., 19 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar, pa leje drejtimi, mjetin tip “BMW”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi tek vendi i quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 45 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në një hapësirë publike, në fshatin Tushemisht.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.