DVP Elbasan – Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. I., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Njësia e Posaçme “Shqiponja”, në mjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. K., 33 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. K., 54 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

V. K., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja K. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

I. S., banues në fshatin Shushicë, Elbasan dhe R. M., 14 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

Q. M., 17 vjeç, banues në fshatin Dorenj, Skrapar, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Matrialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.