Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. J., 50 vjec, banues në Konisopl, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. G., 65 vjec, banues në Himarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. R., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-K. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 40 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, është gjetur një fenelinë si ato të Policisë së Shtetit.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 31 vjeç dhe E. M., 31 vjeçe, të dy banues në Orikum, pasi dyshohen se nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë kanosur dhe shtrënguar me qëllim përfitimi, shtetasen J. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.