Krujë – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”

Goditet 1 rast tjetër të veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinte baste sportive me celular, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celulari që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara. Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimin në flagrancë i shtetasit:

-E. S., 24 vjeç, banues në fshatin Shperdhet, Mamurras, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal, duke vënë baste sportive përmes aparatit celular, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.